E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Pacolli i dorëzon detyrën Krasniqit

PRISHTINE- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Jakup Krasniqi merr postin  e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit të Kosovës. Lajmi eshte bere me dije nga burime te Presidences dhe eshte publikuar ne mediat kosovare.

Kryetari i Parlamentit, Krasniqi do te marr detyrën të hënën, dhe kjo u bë e ditur nga presidenca vetëm pak para mesnatës, pas njoftimit të djeshëm se ceremonia e pranim-dorëzimit do të bëhej sot në mëngjes në zyrën e presidentit.

Me kërkesë të presidentit të deritashëm, z. Behgjet Pacolli, për shkaqe objektive, dorëzim-pranimi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës nga z.Behgjet Pacolli te kryetari i Kuvendit, njëkohësisht Ushtrues i Detyrës së Presidentit, z.Jakup Krasniqi, nuk do bëhet ditën e shtunë, datë 2 prill, siç ishte planifikuar, por do të bëhet të hënën, datë 4 prill 2011, në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentit., thuhet në njoftimin e Presidencës.

Përgjigjja e dytë e Gjykatës Kushtetuse në kërkesat e kuvendit, qeverisë dhe presidencës sqaron se Kosova ka ushtrues detyre të Presidentit që prej 31 marsit. Sipas sqarimit të sotëm të kësaj Gjykate, Kosova ka ushtrues detyre të presidentit që nga 31 marsi i vitit 2011. Pra, nuk ka vakuum institucional që nga dita e publikimit të këtij aktgjykimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›