Presidenti: Realitet i ri gjeopolitik ne rajon
Viti ne vazhdim do te ofroje shume shpejt nje realitet te ri gjeopolitik ne rajonin tone dhe ne jemi te pergatitur per kete. Pohimi u be dje nga presidenti i Republikes Bamir Topi, ne forumin per politiken e Shqiperise per 2008, organizuar nga Instituti i Studimeve Nderkombetare qe drejtohet nga Besnik Mustafaj. Topi theksoi se pritet nje Kosove e pavarur, nje shtet me te gjitha tiparet e nje subjekti te pavarur nderkombetar, i cili do te mbeshtetet vendosmerisht nga Shqiperia.