Presidenti Sarkozi, kundër „burkas‰: Dhunon e nëpërkëmb dinjitetin e femrës
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi,
është shprehur dje me tone të ashpra
ndaj burkas, ose veshjes myslimane që
përdoret nga një shumicë grash në vendet
islamike, por edhe në Perëndim. Gjatë
një fjalimi shumë të
rëndësishëm, ndër të
tjera ai tha se burka,
veshja që mbulon një
grua kokë e këmbë,
e ka kthyer femrën në
një shërbyese dhe ka
goditur gjithmonë dinjitetin
e saj. Ai madje
dha mbështetje të
plotë për krijimin e
një komisioni parlamentar
që do të
merret me ndalimin e
mundshëm të veshjes
së burkas në publik.
Shamia në kokë është ndaluar tashmë që
të përdoret në të gjitha shkollat publike në
Francë. "Ne nuk mund të pranojmë që të
kemi në vendin tonë gra të cilat burgosen
pas veshjes së tyre, pas një veshjeje që i
le jashtë jetës sociale, që i deprimon nga
identiteti", deklaroi Sarkozi në sesionin
e posaçëm të Parlamentit në Versajë.
"Nuk është kjo ideja që republika franceze
ka për dinjitetin e gruas". Gjithashtu
ai theksoi se Franca
"nuk duhet të luftojë
luftën e gabuar, duke
shtuar se ndërkohë
feja myslimane duhet
të respektohet si të
gjitha fetë e tjera". Por
një grup ligjvënësish
nga parti të ndryshme
parlamentare po bën
thirrje për ngritjen e
një komisioni të posaçëm
në lidhje me
përdorimin e burkës
dhe me ndikimin e saj
në shekullarizimin e
Francës. Ata duan gjithashtu që të hetojnë
faktin nëse gratë që e përdorin një veshje
të tillë e bëjnë atë si pasojë të vullneti të
tyre të lirë, apo detyrohen e dhunohen kur
vishen ashtu.