E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama firmos ligjin anti-duhan. E gjithë industria nën kontroll të rreptë

Presidenti Barak Obama ka
vendosur të firmosë një
projektligj kundër duhanit,
që do t‘i japë një pushtet dhe
autoritet të paprecedentë Administratës
së Ilaçeve dhe Ushqimit
për të vendosur gjithçka
në lidhje me duhanin. Obama ka
fi rmosur ligjin për Parandalimin
e Duhanpirjes në Familje dhe atë
për Kontrollin e Duhanit në Kopshtin
e Trëndafi lave në Shtëpinë
e Bardhë. Ligji do të përfshijë në
nenet e tij uljen e sasisë së nikotinës
në produktet e duhanit, do të
ndalojë shkrime të tilla si "duhan
i lehtë", apo "me nikotinë të
pakët", që shkruhen zakonisht në
paketa të ndryshme. Kompanitë
e duhanit nuk do të lejohen të
prodhojnë duhane aromatike,
apo me shije të ndryshme dhe
do të detyrohen që në paketat e
tyre të vendosin grafi kë të mëdhenj
paralajmërues për dëmin
që shkakton duhani. Ligji nuk
do t‘i japë pushtet Administratës
së Ilaçeve dhe Ushqimit që të
ndalojë menjëherë përdorimin
e nikotinës apo cigareve, por
agjencia do të ketë pushtetin
për të kontrolluar gjithçka që
ndodh në industrinë e duhanit,
prodhimet e kësaj industrie,
të bëjë publikë përbërësit e
cigareve dhe të ndalojë fushatat
e marketingut, veçanërisht
ato që kanë të bëjnë me të
miturit. Avokatët e ndalimit
të pirjes së duhanit ka vite që
po kërkojnë aprovimin e një
ligji të tillë, pas përpjekjeve të
jashtëzakonshme dhe tentativave
për të kontrolluar një
industri thelbësore për Shtetet
e Bashkuara të Amerikës. Kjo
industri ka qenë dhe është aq e
lidhur me pushtetin, sa gjethet
e duhanit zbukurojnë disa pjesë
të Kapitolit. Kundërshtarët e këtij
ligji dhe gjithë masave kundër
përdorimit të duhanit, që vijnë
kryesisht nga shtete të cilat e
bazojnë një pjesë të mirë të të
ardhurave të tyre tek industria
e kultivimit dhe prodhimit të
duhanit, si për shembull nga
Karolina e Veriut, argumentuan
se Administrata e Ilaçeve
dhe Ushqimit ka dështuar disa
herë në aplikimin e ligjeve të
ndryshme për ushqimin dhe
nuk është autoriteti i duhur për
t‘u marrë me këtë punë. Ata
bënë të ditur edhe se në vend
që t‘i detyrojnë njerëzit të mos
pinë duhan, ligjvënësit duhet të
përpiqen që të gjejnë mënyra të
tjera për ata të cilët duan ta pinë
duhanin, siç është ajo e cigares
pa tym. Presidenti Bush ishte
kundër miratimit të një ligji të
tillë dhe kërcënoi të përdorte
veton pasi ai kaloi një vit më
parë në Kongres. Administrata
e Obamës, në të kundërt, lëshoi
një deklaratë se e mbështeste
fuqishëm miratimin e këtij ligji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›