E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sqarohen ne New York

Bashkimi Europian po shtyn fuqishem fillimin e dialogut mes Prishtines dhe Beogradit dhe ne kete kontekst rol kryesor ka marre Shefja e diplomacise europiane Catherine Ashton.
Mediet nderkombetare kane raportuar te shtunen se tashme pritet vetem caktimi i dates dhe ujdia per temat qe duhet te diskutohen ne bisedimet mes kosovareve dhe serbeve.

Burime te Express thone se shumecka rreth dialogut pritet te sqarohet javen e ardhshme kur Shefja e diplomacise europiane Catherine Ashton te takohet me zyrtare te larte te Kosoves dhe atyre te Serbise.
Zyrtaret europiane kane thene se Baronesha Ashton shpreson qe javen e ardhshme ne margjinat e sesionit te Asamblese se Pergjithshme te OKBse do te kete rastin te kuptoje qendrimet e shqiptareve te Kosoves dhe te Serbise ne lidhje me dialogun e propozuar.

Ne sesionin e 65te te Asamblese se Pergjithshme te OKBse qe do te mbahet nga 20-25 shtator pos Presidentit dhe Kryeministrit te Kosoves Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaci do te marre pjese edhe Presidenti i Serbise Boris Tadic.

Dialogu teknik mes Prishtines dhe Beogradit konsiderohet jashtezakonisht i rendesishem per relaksimin e marredhenieve mes dy vendeve. Por perpara se te ulen ne nje tryeze duket se nderkombetaret kane shume pune per ti definuar ceshtjet qe duhet te diskutohen mes paleve.
Ne Prishtine thone se do te diskutohet vetem per ceshtjet e interesit te ndersjelle derisa ne Beograd besojne se do te negociohet serish per statusin.

Zevendeskryeministri Hajredin Kuci ka thene se nuk do te hyhet ne bisedime pa u shqyrtuar temat nga Presidenti i vendit partite opozitare dhe diplomatet e Shteteve te Bashkuara.

Ai ka bere te ditur se deri te premten pasdite ne Prishtine nuk eshte ofruar kurrfare propozimi nga BEja rreth ceshtjeve qe mund te shtrohen per diskutim mes paleve ndonese mediet serbe po te njejten dite kane publikuar nje liste prej shtate pikash te cilen Komisionari per Zgjerim i BEse Stefan Fule ia ka dorezuar Presidentit serb Boris Tadic.

Gazeta Danas duke iu referuar burimeve te larta shteterore ne Serbi ka raportuar se BE deshiron qe bisedimet te perqendrohen rreth bashkepunimit ne mbrojtjen e kufirit rreth doganave tregtise e ekonomise transportit telekomunikacionit ceshtjeve te trashegimise kulturore e historike si dhe rreth luftes kunder krimit te organizuar. Ne fakt keto pika kane qene te perfshira edhe ne te ashtuquajturat Gjashte pikat e Ban Ki-moonit.
Zevendeskryeministri Kuci eshte shprehur te mos jete ne dijeni per keto pika por ka paralajmeruar se edhe Qeveria e Kosoves eshte duke e pergatitur nje agjende te veten.

Ne jemi duke i bere pergatitjet tona per propozim te ceshtjeve qe mund te diskutohen me autoritetet serbe ne mesin e te cilave hyjne edhe ceshtja e zbardhjes se fatit te personave te pagjetur ajo e regjistrave kadastrale apo edhe ceshtja e targave te automjeteve. Nuk perjashtohet mundesia qe pas konsultimeve me zyrtaret e BEse dhe ata te SHBAse te hyje edhe ndonje ceshtje tjeter ka theksuar Kuci.

Edhe Ambasadori i Britanise se Madhe ne Kosoves Andy Sparkes ka deklaruar se Brukseli eshte ne pritje te propozimeve nga Prishtina dhe Beogradi duke demantuar keshtu mediet serbe te cilat kane shkruar se temat e bisedimeve do te vijne nga Brukseli.

Ndryshe aktualisht thuhet se Brukseli do te jete ndermjetesi kryesor ne keto bisedime duke margjinalizuar keshtu OKBne dhe Washingtonin.

Ambasadori amerikan ne Prishtine Christopher Dell ka sqaruar se SHBA eshte ne pritje te propozimeve nga Brukseli per temat qe duhet te shqyrtohen mes Prishtines dhe Beogradit.

Do te shikojme me kujdes se cfare do te propozoje BEja dhe nese shohim se struktura e bisedimeve dhe ceshtjet ne agjende jane te pershtatshme dhe nese Kosova beson se kjo eshte rruga e duhur perpara atehere jemi te gatshem ta mbeshtesim procesin. Por se pari duhet ti shohim propozimet para se te biem dakord ka thene Ambasadori Dell.

Ai ka vleresuar se pala kosovare nuk ka arsye qe te ndihet e shqetesuar nga fillimi i bisedimeve meqe prapa do ti kete miqte qe sipas diplomatit amerikan nuk do te lejojne devijimin e temave.
Nuk besoj se Kosova ka arsye qe te frikesohet nga keto bisedime. Miqte e Kosoves nuk do te lejojne qe keto bisedime te shmangen e te shtremberohen ne diskutime per temat qe sinqerisht tashme i kemi lene prapa nesh ka deklaruar Dell.

Diplomati amerikan ka theksuar se pas zhvillimeve te fundit ka ardhur koha qe Prishtina e Beogradi te ulen ne tryeze per te shqyrtuar ceshtjet qe i takojne se ardhmes se te dyja vendeve ngase ceshtja e statusit te Kosoves tashme eshte kapitull i mbyllur.

Te gjithe e dime se dy vitet e kaluara kane kaluar ne pritje te Mendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe te aprovimit te Rezolutes ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Ky kapitull tashme ka perfunduar. Tani qellimi i ketyre bisedimeve duhet te jete i orientuar nga e ardhmja qe do te thote per ceshtjet e se ardhmes dhe jo risjellja e ceshtjeve te kaluara qe kane qene ne agjende ne 10 vjetet e kaluar eshte shprehur Dell.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›