E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Sirian pret kryeministrin libanez, diskutohet çështjet e sigurisë dhe ‘Hezbollahu’

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa takoi sot në Damask kryeministrin libanez Nawaf Salam, në një vizitë që trajtoi çështje të sigurisë, transportit dhe energjisë.

Sipas një deklarate të presidencës siriane, liderët diskutuan “zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar… si dhe forcimin e koordinimit të sigurisë për të mbështetur stabilitetin dhe përballimin e sfidave”, duke përfshirë edhe zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.

Agjencia shtetërore siriane SANA raporton se vizita synonte “zhvillimin e bashkëpunimit të përbashkët… veçanërisht në fushat e ekonomisë, transportit dhe energjisë”.

Gjatë bisedimeve u trajtua edhe “nevoja për kontrolle më të rrepta të kufirit Siri-Liban dhe parandalimi i të gjitha llojeve të kontrabandës”, tha Salam.

Libani dhe Siria ndajnë një kufi prej 330 kilometrash (205 milje) të njohur për porozitetin e tij, ku kontrabandohen njerëz, armë dhe mallra, veçanërisht nga Hezbollah.

Autoritetet e reja siriane janë armiqësore ndaj grupit terrorist libanez Hezbollah dhe Iranit.

Ato kanë njoftuar arrestimin e qelizave të dyshuara të lidhura me Hezbollah në muajt e fundit, ndërsa grupi ka mohuar çdo prani në Siri.

Kryeministri Salam deklaroi se “ne nuk do të lejojmë që Libani të përdoret si platformë për të dëmtuar ndonjë nga vëllezërit arabë, duke përfshirë Sirinë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›