Presidenti, Suzana Novobërdaliu sfidon Atifeten

Suzana Novobërdaliu është rivalja e kandidates për presidente të Kosovës Atifete Jahjaga.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka deklaruar se kandidatura e Atifete Jahjagës e cila u pranua në një marrëveshje konsensuale mes Thaçit, Mustafës dhe Pacollit do të jetë Suzana Novobërdaliu nga AKR-ja.
Gjithashtu Jakup Krasniqi theksoi se kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të thërrasë në seancë të jashtëzakonshme në orën 18:00 Kuvendin me rend dite zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.