E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi behet Qytetar Nderi i Burrelit

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi i shoqeruar nga anetare te Kabinetit zhvilloi sot nje vizite pune ne kryeqendren e rrethit te Matit ne Burrel ku u mikprit ngrohtesisht nga Kryetarja e Bashkise Adelina Farrici deputeti i zones Qemal Minxhozi keshilltare bashkiake drejtues te strukturave vendore personalitete te jetes intelektuale e kulturore si dhe banore te shumte vendas me te cilet u pershendet perzemersisht.

Kreu i Shtetit zhvilloi fillimisht nje takim ne zyren e Kryetares se Bashkise ku zonja Farrici pasi beri nje panorame shumeplaneshe te zhvillimit te qytetit e njohu gjithashtu Presidentin me prioritetet kryesore te punes per te ardhmen. Nje takim te vecante Presidenti Topi e zhvilloi me tej dhe me keshilltare dhe perfaqesues te tjere te strukturave vendore te cileve u shprehu emocionin e vecante per mikpritjen me respekt e bujari.

Ju siguroj qe do te jem gjithmone shume bashkepunues me ju ne funksion te nje te mire te perbashket ne funksion te shtetit tone te standardeve me te mira te demokracise per qytetaret e ketij vendi. Te gjithe se bashku duhet te kontribuojme per qytetaret. Shembulli qe ju jepni ne kete Bashki duhet te vazhdoje. Duhet te vazhdoje edhe bashkepunimi i mire qe gezoni duke e mbeshtetur njeri-tjetrin. Te gjitha strukturat e pushtetit vendor dhe atij qendror duhet te komunikojne ne menyre shume racionale sepse demokracia eshte respekt komunikim dhe debat eshte vendimmarrje dhe ne fund fare eshte dhe rotacion. Te bashkojme forcat per te realizuar hartimin e politikave te perspektives se ndertimit dhe te funksionimit te ketij qyteti. I kemi te gjitha shanset qe duke bashkerenduar forcat te bejme vepra te mira. Ju pergezoj per frymen e bashkepunimit qe ekziston mes jush ne te mire te qytetareve - theksoi Kryetari i Shtetit gjate ketij takimi.

Ne vijim ne mjediset e Pallatit te Kultures ne nje atmosfere festive u zhvillua ceremonia e nderimit te Presidentit te Republikes Prof. Dr. Bamir Topi me titullin Qytetar Nderi me motivacionin Si intelektual i shquar mbartes i vlerave qytetare te treves qe e lindi shtetar i ekuilibruar korrekt e i paanshem dhe per dashamiresine e treguar per Matin dhe matjanet. Ne kete ceremoni ishte i pranishem dhe Ambasadori i Mbreterise se Danimarkes ne Tirane Karsten Ankjer Jensen intelektuale dhe banore te shumte te qytetit te Burrelit. Titulli i eshte akorduar Kryetarit te Shtetit nga Keshilli Bashkiak i ketij qyteti me vota unanime. Gjate ceremonise motivacioni u lexua nga perfaqesuesi i Partise Demokratike ne kete Keshill Bashkiak Hysen Kuka ndersa titulli iu dorezua Presidentit nga Kryetarja e Bashkise se Burrelit Adelina Farrici.

Ne fjalen e tij me kete rast Presidenti Topi u shpreh

E nderuar zonja Kryetare e Bashkise se Burrelit
I nderuar zoti Ambasador
I nderuar zoti deputet
Te nderuar bashkeqytetaret e mi

Natyrisht qe njeriu ne jete ka shume raste gezimesh edhe hidherimesh por ju siguroj qe ky eshte nje nder castet me te gezuara te jetes sime sepse duke ardhur edhe nje here ne Mat duke ardhur edhe nje here ne Burrel pavaresisht se kam ardhur edhe shume here te tjera kam gjetur ekzaktesisht te njejten mikpritje te njejten bujari te njejten dashamiresi te njejten qytetari dhe kjo do te thote shume. Sigurisht qe nuk ka lidhje me mua personalisht por ka lidhje me ju dhe me traditen e hershme te kesaj treve. Kjo treve patriote kjo treve arsimdashese ka nxjerre figura te medha te historise se kombit shqiptar. Une deshiroj ti bej homazh te gjitha figurave historike qe kane dale nga kjo treve. Deshiroj te citoj Ahmet Zogun i cili doli nga kjo treve u be mbreti i shqiptareve dhe diti te themeloj vertet nje administrate e cila respektohet edhe ne ditet e sotme. Por patjeter qe kjo figure dhe shume figura te tjera jane ne zemren tuaj jane ne zemren e shqiptareve sepse i kane dhene e ne krenohemi me ate qe kane dhene ata per historine e kombit shqiptar.

Une deshiroj ta vleresoj shume kete dite Kjo dite per mua eshte e vecante jo sepse une nuk jam respektuar dhe ne vende te tjera por ajo qe tha zonja Kryetare e Bashkise eshte per tu marre si model ne kete qytet. Kjo shikohet tek menyra e reagimit te qytetareve ata te cilet nuk vene politiken ne radhe te pare por vene pikerisht ate element qe eshte element i tradites i qytetarise edhe i vlerave moderne qe ka kjo treve mikpritja bujaria respekti. Deshiroj qe nepermjet jush nepermjet perfaqesuesve Kryetares se Bashkise nepermjet keshilltareve ti falenderoj te gjithe ata qe ishin ne shesh ata qe nuk paten mundesine te ishin pjesemarres sot por me zemer e di qe kane qene shume te vemendshem per kete vizite dhe qe natyrisht kjo salle nuk mund ti mbledhe te gjithe Jam i bindur qe ju jeni koncentrati i vlerave me te mira te treves matjane.

Deshiroj qe nga ky mjedis te jap edhe nje mesazh nje mesazh i cili i kalon kufijte e ketij auditori te nderuar Ky eshte nje mesazh per te gjithe. Eshte mesazhi i unitetit i komunikimit mesazhi i vlerave njerezore qe eshte ne zemren e cdo shqiptari pavaresisht bindjeve politike. Te gjithe duhet te punojme se bashku duhet te punojme per Shqiperine pavaresisht se dikush jeton ne Burrel jeton ne Tirane ne Konispol ne Vermosh ne Shkoder ne Korce ne Vlore ne Diber te gjithe se bashku duhet te kontribuojme per Shqiperine ta forcojme Shqiperine ta bejme ate dinjitoze per te qene realisht ne standardet e familjes evropiane.

Nje nder vlerat me te mira eshte pjesemarrja e grave ne politike dhe ky eshte nje mesazh i dhene nga une eshte dhene edhe ne tribunat politike eshte dhene nga partneret nderkombetare. Sot ne Mat ne Burrel ne kemi nje model i cili vlen te merret si pike referimi. Kemi nje Kryetare Bashkie grua por kemi edhe nje grua qe eshte e pavarur ne Keshillin Bashkiak qe do te thote qe nuk eshte thjesht nje mbeshtetje per institucionin e Kryetares por eshte vertet nje vlere reale e shoqerise matjane. Ky eshte nje shembull qe duhet te merret nga te gjithe. Une qe e them kete kam pasur rastin te kem ne dore per te dekretuar zonja ne krye te institucioneve dhe une kete e kam bere. E kam bere me deshire. E kam bere sepse e kam bindje qe grate jo vetem qe jane gjysma e popullsise por ju siguroj qe jane gjysma e vlerave reale te intelektualeve shqiptare te qytetarise shqiptare. Ne kemi nevoje ti perkrahim. Kete model ne e gjejme ketu dhe une vleresoj bashkepunimin qe realizohet midis Kryetares dhe Keshillit Bashkiak. Uroj qe ky bashkepunim te forcohet ne te mire te cdo qytetari matjan sepse qytetaret kur duan te marrin sherbimet jetike te tyre natyrisht qe nuk duhet te ndahen as ne te majte as ne te qendres as ne te djathe. Ka njerez qe nuk jane te angazhuar me politiken por qe te gjithe kane nevoje per sherbimet jetesore. Dhe organet e pushtetit vendor e kane kete detyrim si pushteti me afer qytetarit qe ta japin kete per tiu pergjigjur pikerisht votes qe ka dhene qytetari per ta. Jam i bindur qe modeli i Burrelit do te jete nje model qe duhet te shperndahet si nje rreze drite kudo sepse ky eshte model harmonie bashkepunimi dhe qytetarie.

Se fundmi duke mos dashur qe kete dite ta mbush me fjalime ne menyre shume figurative doja te thoja qe shpeshhere njeriut i qellon qe duke shkuar edhe ne Diber edhe ne Bulqize nga nxitimi ndoshta nuk ndalon per te pire nje kafe ne Burrel. Pas kesaj une e kam te detyrueshme te ndaloj ketu sepse realisht ndjehem si ju pjese e rendesishme e ketij qyteti qe me nderoi.
Nderi qofte me ju perjete Falemnderit shume

Ne perfundim Kreu i Shtetit shqiptar zhvilloi nje vizite ne Muzeun Historik Mat ku vezhgoi te arkivuara nje larmi objektesh historike te rendesishme te zones eksponate interesante qe flasin per traditat karakteristike dhe kulturen tipike te saj si dhe dokumente te hershme qe vertetojne lashtesine e vendbanimeve te rrethit te Matit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›