Presidenti Topi dekoron “CATS College” të Universitetit të Kembrixhit me “Medaljen e Mirënjohjes”

25 prill 2012
Kembrixh, Mbretëri e Bashkuar
Në një ceremoni të zhvilluar sot paradite në Universitetin e Kembrixhit, në praninë e drejtuesve më të lartë dhe trupës pedagogjike të këtij institucioni të rëndësishëm akademik të Mbretërisë së Bashkuar e njëkohësisht nga më të shquarit në botë, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi “CATS College” të Kembrixhit me “Medaljen e Mirënjohjes” me këtë motivacion: “Për kontributin e dhënë në edukimin e nxënësve shqiptarë me kulturën britanike e evropiane.”
Në këtë ceremoni dhe gjatë takimit që pasoi mes Presidentit të Republikës, të shoqëruar nga Zonja e parë, Teuta Topi, Zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikollë Lesi dhe delegacioni zyrtar shqiptar dhe drejtuesve të “CATS College” u theksua rëndësia e arsimit të lartë, roli parësor i universitetit në formimin e gjithanshëm të brezit të ri, si dhe u nënvizua rëndësia e nënshkrimit të marrëveshjeve të rëndësishme të bashkëpunimit mes universiteteve shqiptare dhe atyre prestigjioze britanike. Presidenti Topi “vlerësoi lart rezultatet e shkëlqyera të arritura nga studentët shqiptarë, të cilët i inkurajoi të japin kontributin e tyre në ndërtimin e së ardhmes evropiane të Shqipërisë”.