Presidenti Topi dekoron me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” aktorin e mirënjohur të humorit, Agron Llaka.

29 prill 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi nderoi sot me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, artistin e shquar Agron Llaka, në një ceremoni zyrtare të organizuar në mjediset e Presidencës, ku ishin të pranishëm personalitete të fushës së artit e të humorit, miq, kolegë, familjarë të aktorit, Zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikollë Lesi si dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit nga Këshilltari Juridik, Artur Metani, në shenjë vlerësimi e respekti të veçantë, Kryetari i Shtetit i dorëzoi zotit Llaka urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës të dekorimit me motivacionin: “Për kontribut të shquar dhe nivel të lartë interpretativ në krijimin e shumë personazheve artistikë të realitetit shqiptar, të krijuara falë talentit dhe mjeshtërisë së spikatur të këtij autori.”
Pasi shprehu mirënjohjen e veçantë për Presidentin e Republikës për vlerësimin e lartë, si dhe duke falenderuar posaçërisht familjen, miqtë dhe kolegët për mbështetjen e vazhdueshme përgjatë gjithë karrierës artistike të tij, zoti Agron Llakaj vuri në dukje: “ky titull vjen për mua në një moment të veçantë të karrierës sime artistike dhe besoj se do të jetë pjesë e atij angazhimi tim të ardhshëm, jo vetëm timin, por edhe të gjithë artistëve shqiptarë në rrugëtimin e përbashkët sa artistik, por edhe qytetar për të gjithë popullin tonë.”