E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton shkarkim prokurori nr. 6177.

D E K R E T

PËR SHKARKIM PROKURORI

Në mbështetje të neneve 149 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe të neneve 8,pika 2 germa “ c “ dhe 27 pika 1 gërma “ a “ të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001,ndryshuar me ligjin nr. 10051 datë 29.12.2008 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

1. Zoti Fatmir HOXHA, aktualisht me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, largohet nga detyra.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 6177
Tiranë, më 25.05.2009

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›