Kryetarja e Kuvendit takon Avokatin e Popullit të Bullgarisë, Ganei Ganov.
Kryetarja e Kuvendit takoi sot Ombudsman ( Avokatin e Popullit) të Bullgarisë Ganei Ganov. Në fillim të bisedës u vu theksi tek rëndësia e institucionit të ri të Obucmanit , në mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe konsolidimit të demokracisë.
Kryetarja e Kuvendit tha ndër të tjera se mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Bullgarisë gjatë këtij mandati, ka patur një bashkëpunim shumë pozitiv.
Me Kryetarin e Asamblesë Pirinski dhe me deputetët e Asamblesë së Bullgarisë ne kemi patur marëdhënie shumë të mira. Jam ndier e nderuar kur kam mbajtur fjalim para Parlamentit tuaj-tha ndër të tjera, Kryetarja e Kuvendit, Ombudsmenit bullgar.
Më tej, Kryetarja e Kuvendit vlerë
soi se fushata zgjedhore po shënon një moment shumë të rëndësishëm për politikën shqiptare duke shënuar një intensitet të jashtëzakonshëm pune dhe takimesh.
Nga ana e tij Ombudsmeni bullgar vlerësoi në mënyrë të veçantë sistemin parlamentar të Shqipërisë, dhe përpjekjet për rritjen e përfaqësimit cilësor të deputetëve.