E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton shkarkim prokurori nr.5824, datë 28.07.2008.

D E K R E T
PËR SHKARKIM PROKURORI

Në mbështetje të neneve 149 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe të nenit 32, gërma “b” dhe 33 pika 1 germa “ç” të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Rita Gjati, me detyrë prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, shkarkohet nga detyra.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 5824
Tiranë, më 28.07.2008

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›