E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton shpallje ligji nr. 10 082, datë 23.02.2009.

D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 10 082, datë 23.02.2009 “Për miratimin e kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, operim dhe transferim) për kultivimin e ullirit, në një sipërfaqe deri në 1 000 ha, në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gosë, Kavajë, ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, si autoritet kontraktues dhe “Agrotal 1” sha-së, Tiranë.

Nr. Dekretit 6089
Tiranë, më 17.03.2009

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›