Shqipëria anëtarësohet në Asamblenë parlamentare Euro-Mesdhetare.
Dy javë para anëtarësimit me të drejta të plota në Aleancën më të madhe të lirisë dhe sigurisë në botë , NATO, Shqipëria hedh dhe një hap tjetër më pranë integrimit në familjen europiane, me anëtarësimin në Asamblenë parlamentare tEuro-Mesdhetare , EMPA.
Lajmi zyrtar iu bë I ditur sot Kryetares së Kuvendit dhe delegacionit parlamentar që e shoqëron atë, gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare Euro-Mesdhetare , në Bruksel.
Kryetarja e Kuvendit shprehu falenderimin dhe mirënjohjen e thellë në emër të Parlamentit të Shqipërisë , delegacioneve të pranishme në mbledhje, si dhe përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare të EMPA-s.
Kryetarja e Kuvendit duke vlerësuar EMPA-n si shprehje parlamentare legjitime e Procesit të Barcelonës- Bashkimi për Mesdheun, nënvizoi se delegacioni shqiptar ndjehet shumë i lumtur që sot anëtarësohet në këtë strukturë, në një detyrë të përbashkët për të përmbushur objektivat e EUROMED, për të gjetur zgjidhje problemeve, e ndërmarrë nisma në interes të mirëkuptimit, besimit dhe bashkëpunimit
Një falenderim të veçantë zonja Topalli ia drejtoi Kryetarit të Parlamentit Europian Pottering dhe Presidentit të radhës së Asamblesë Parlamantare EuroMesdhetare, njëherësh Kryetarit të Parlamentit të Jordanisë, Al-Majali.
Asambleja Parlamentare Euro-Mesdhetare (EMPA) është institucioni parlamentar i Procesit të Barcelonës me pushtet konsultativ, i bazuar në Deklaratën e Barcelonës. Konferenca Euro-Mesdhetare e Barcelonës ka lançuar Partneritetin Euro-Mesdhetar me pikësynim promovimin e paqes dhe prosperitetit përmes një strategjie të përbashkët mbi çështjet politike, të sigurisë si dhe ato ekonomike, kulturore dhe shkëmbimeve humane.
Asambleja përbëhet nga 260 anëtarë, 130 mes te cilëve anëtarë të parlamenteve kombëtare të BE-së dhe anëtarë të Parlamentit Europian si dhe 130 anëtarë të parlamenteve të vendeve të Mesdheut.