Presidenti Topi dekreton shpallje ligji nr. 10176, datë 29.10.2009.

D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 10 176, datë 29.10.2009 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.09.2009, të Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000 “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave”, të ndryshuar.
Nr. Dekretit 6335
Tiranë, më 17.11.2009,
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI