E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton transferim prokurori nr. 5846, datë 29.07.2008.

D E K R E T
PËR TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 149 pika 3 të Kushtetutës dhe të nenit 8, pika 2, gërma “b”, të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

1. Zoti Petrit QERIMI, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, të transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë.

2. Zoti Fahri DANAJ, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Renda Tiranë.

3. Zoti Stiliano BANDILLI, prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë.

4. Zoti Sokol NISHANI, oficer i policisë gjyqësore Durrës, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

5. Zonja Deniona KATRO, oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

6. Zoti Vladimir MARA, oficer i policisë gjyqësor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

7. Zoti Besnik MUÇI, ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, emërohet prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

8. Zoti Bledar MAKSUTI, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

9. Zonja Belina ZENELI, ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

10. Zoti Abaz MUÇA, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat.

11. Zoti Hysni VATA, ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

12. Zoti Platin ALIÇKA, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, emërohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

13. Zonja Rozeta QIRJAZI, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Apelit Korçë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 5846
Tiranë, më 29.7.2008

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›