Presidenti Topi takon Presidentin Sejdiu në Durrës.

30 korrik 2008
Presidenti i Republikës Prof. Dr. Bamir Topi ka darkuar mbrëmë në qytetin e Durrësit me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Më pas, të dy Presidentët kanë bërë një shëtitje në qytetin bregdetar të shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako dhe Prefekti Klodian Pajuni, ku janë takuar me pushues edhe nga Kosova.
I pyetur nga mediat për debatin e hapur mbi ndryshimin e emrin të Universitetit të Vlorës, Presidenti Topi është shprehur: “Sinqerisht më duket një vendim i arsyetuar në mënyrë të pakuptimtë. Ne kemi nevojë që jo vetëm t’i referohemi figurave historike që janë pjesë e identitetit të rëndësishëm kombëtar, por kemi nevojë t’i konservojmë këto emra. Do të ishte një krenari e madhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe ata që jetojnë jashtë Shqipërisë që figura të tilla me të vërtetë të mëdha që kanë iluminuar rrugën e kombit shqiptar, të iluminojnë dhe rrugën e brezave që formohen në universitete. Unë besoj që vetë senati i Universitetit të Vlorës do ta korrigjojë këtë gabim, unë jam i bindur për të.”