E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton transferim prokurori nr. 6035, datë 29.01.2009.

D E K R E T

PËR

TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 149, pika 3, të Kushtetutës, si dhe të nenit 24, të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D E K R E T O J

Neni 1

1. Z. Zamir Shtylla, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

2. Z. Bardhok Lleshi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

3. Z. Enklid Gjini, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

4. Z. Kolë Hysenaj, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje.

5. Z. Llambi Bako, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

6. Z. Përparim Hasa, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

7. Z. Shahin Pasha, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, transferoher prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

8. Z. Dritan Gripshi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

9. Z. Edmond Karriqi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

10. Z. Shyqyri Duro, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

11. Z. Arenc Cela, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

12. Z. Skënder Mestani, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje.

13. Z. Julian Zonja, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 6035
Tiranë, më 29.01.2009

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›