Presidenti Topi pret Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Kuvendit të Bullgarisë, Mladen Çerveniakov.

27 janar 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Kuvendit të Bullgarisë, Mladen Çerveniakov dhe delegacionin, që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Biseda mes dy personaliteteve u përqendrua kryesisht në bashkëpunimin ndërinstitucional, por edhe më gjerë, për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë në shërbim të interesave të ndërsjellë, si dhe në kuadër të përmbushjes së aspiratës euroatlantike të Shqipërisë. Në këtë kontekst, Presidenti Topi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për vendin tonë të shprehur edhe me ratifikimin e protokollit të anëtarësimit në NATO, duke shpresuar dhe në ndihmesën e saj në procesin e paraqitjes së kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
Presidenti Topi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe duke e cilësuar Bullgarinë “një vend tradicionalisht mik dhe partner në rrugën e përbashkët të integrimit euroatlantik”. Në këtë drejtim rëndësi të veçantë kanë edhe shkëmbimet e vizitave reciproke të niveleve më të larta siç ishte ajo e para disa kohëve e Presidentit Parvanov në vendin tonë dhe vizita e sotme e delegacionit parlamentar bullgar, që forcon akoma edhe më tej dialogun dhe bashkëpunimin parlamentar mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Në këtë takim, duke vënë në dukje se Bullgaria është një faktor i rëndësishëm në rajon, Kryetari i Shtetit vlerësoi dhe mbështetjen e saj për ftesën për anëtarësim në Samitin e Bukureshtit, duke besuar në vazhdimësinë e saj edhe në të ardhmen, me një bashkëpunim të gjerë në kuadrin e NATO-s dhe përfitimin nga përvoja e çmuar integruese bullgare.
Gjithashtu, gjatë bisedës Presidenti Topi dhe z. Çerveniakov u ndalën dhe në disa prej projekteve konkrete, që mundësojnë rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve tona dhe sidomos të atij në fushën e ekonomisë, energjitikës, etj. Kështu, u vlerësua rëndësia e realizimit të projekteve domethënëse si Korridori 8-të, çfarë do t’i jepte një përparësi të veçantë zhvillimit më të shpejtë të vendeve të rajonit në përgjithësi. Kreu i shtetit shqiptar theksoi nevojën e rritjes së nivelit të marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare “ku një rol parësor do të luante liberalizimi i regjimit të vizave nëpërmjet vullnetit të përbashkët politik”.
Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Kuvendit të Bullgarisë, z. Çerveniakov “falenderoi për pritjen e rezervuar nga Kreu i shtetit shqiptar si një shprehje e vlerësimit të veçantë të kontakteve mes dy vendeve tona”.
Z. Çerveniakov shprehu admirimin për arritjet dhe sukseset e shënuara nga Shqipëria gjatë viteve të fundit në rrugën e saj integruese dhe vlerësoi nivelin e mirë të marrëdhënieve dypalëshe, të ilustruara edhe me ratifikimin unanim nga ana e Kuvendit Popullor të Bullgarisë së protokollit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO si dhe duke shprehur besimin se “gjatë Samitit të ardhshëm, Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe se paraqitja e kërkesës për statusin e vendit kandidat të Bashkimit Europian po bëhet në momentin e duhur”.