Presidenti Topi përshëndet veprimtarinë kulturore-artistike “Itali – Shqipëri: miqësia mes dy popujve”

16 korrik 2012
Çelino San Marko, Brindizi, Itali
Sonte në mbrëmje, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe delegacionin zyrtar shqiptar, ishte i pranishëm në veprimtarinë kulturore-artistike “Itali – Shqipëri: miqësia mes dy popujve”, e cila u zhvillua në Komunën e Çelino San Markos të Provincës së Brindizit, në rajonin e Puljas.
Në prani të Presidentit të Pronvincës së Brindizit, Masimo Ferrareze, Kryebashkiakut të Çelino San Markos, Françesko Kashione, autoriteteve të ndryshme vendore të Brindizit, si dhe me pjesëmarrjen e këngëtarit italian me famë botërore dhe me lidhje të forta me Shqipërinë, Al Bano Karrizi dhe artistësh të tjerë shqiptaro-italianë, Presidenti i Republikës u vlerësua për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë si Kryetar i Shtetit Shqiptar për thellimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes Italisë dhe Shqipërisë si dhe për forcimin e urave të miqësisë mes dy popujve fqinjë me lidhje tradicionale e historike miqësie dhe bashkëveprimi.
Duke përshëndetur këtë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe artistike shqiptaro-italiane, Presidenti Topi theksoi: “Dy vendet tona, Italinë dhe Shqipërinë nuk i bashkon vetëm deti Jon dhe Adriatik, por i bashkon një histori e lashtë dhe një miqësi e rrënjosur në shekuj, në zemrat e dy popujve tanë. Italia ka qenë dhe mbetet partneri kryesor strategjik, politik, ekonomik, tregtar dhe kulturor i Shqipërisë. Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të shkëlqyera në të gjitha nivelet dhe fushat e bashkëpunimit reciprok. Në veçanti, këto marrëdhënie kanë qenë historikisht shumë të mira me Provincën e Brindizit, ku aktualisht jetojnë dhe punojnë mijëra emigrantë shqiptarë, të integruar më së miri në shoqërinë tuaj.
Duke përfituar nga rasti, dëshiroj që në emër të Shtetit Shqiptar, të falënderoj popullin dhe autoritetet zyrtare të Brindizit dhe gjithë Italisë, për pritjen dhe mbështetjen e fuqishme që i bënë emigracionit shqiptar rreth 20 vite më parë, në ato momente të vështira ekonomike dhe politike që po kalonte populli shqiptar, i cili përmbysi një nga diktaturat më të egra komuniste të asaj kohe!
Sot, Shqipëria ka ndryshuar shumë në rrugën e saj të reformave për demokratizimin dhe përparimin e vendit, drejt rrugës së integrimit euroatlantik. Kaluan ato vite kur ne ishim tërësisht të izoluar dhe, brigjet e Brindizit dhe gjithë Italisë i shikonim me shpresë për t’u afruar kjo ditë të cilën gëzojmë sot. Për të realizuar këtë rrugë drejt lirisë dhe demokracisë, Shqipëria ka pasur gjithmonë mbështetjen e pakursyer të popullit dhe shtetit italian. Prandaj edhe një herë ju falënderojmë nga zemra për këtë solidaritet! Jam i bindur se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të zhvillohen edhe më tej, në të gjitha fushat. Edhe veprimtaria e sotme kulturore dhe artistike e vërteton më së miri këtë rrugë të pandalshme forcimi të miqësisë së popujve tanë.”
Gjatë kësaj veprimtarie, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi ndoqën dhe vlerësuan dokumentarin “Al Bano dhe Shqipëria”, promovimin e botimit në italisht të librit të shkrimtares shqiptare Zenepe Luka me titull “Dashuria shqiptare për Al Banon” si dhe një koncert me pjesë të zgjedhura të muzikës klasike nga interpretues shqiptaro-italianë. Gjithashtu, me këtë rast, Kryetari i Shtetit shqiptar nderoi me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” pianisten shqiptare Aksinja Xhoja me motivacionin: “Artistes së shquar e të talentuar, që ka dhënë një kontribut të çmuar për të ngritur imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Itali dhe në shumë vende të botës; intelektuales atdhetare dhe veprimtares shoqërore që përpiqet papushuar për forcimin e marrëdhënieve të miqësisë midis dy vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Italisë.”