E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i ka dërguar mesazh ngushëllimi familjes së kolonel Malushit, i cili ra në krye të detyrës.

3 gusht 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së të ndjerit kolonel Gani Malushi, i cili ra në krye të detyrës.

“E nderuar znj. Esma Malushi,

Më lejoni që në përvjetorin e humbjes së bashkëshortit Tuaj, kolonelit të paharruar Gani Malushi në krye të detyrës, të jem afër Jush dhe familjes Tuaj.

Sakrifica dhe kontributi që Ganiu ynë i dashur ka dhënë në shërbim të atdheut dhe shtetit do të jenë të pashlyeshme në kujtesën tonë dhe të të gjithë shqiptarëve.” – thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›