Presidenti Topi uron Presidenten e Konfederatës zviceriane me rastin e Festës Kombëtare.
1 gusht 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Konfederatës zviceriane, Mishelin Kalmi-Rei në të cilin përcjell urimet më të ngrohta e më të përzemërta.
“Përfitoj nga ky rast të nënvizoj me kënaqësi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit që karakterizon vendet tona, si edhe të shpreh besimin tim në thellimin e mëtejshëm të tyre.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.