Presidenti Topi i uron ekipit tonë kombëtar të futbollit suksese në eleminatoret e Kampionatit Botëror 2010.

10 shtator 2008
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, u takua sot përzemërsisht me lojtarët dhe drejtuesit e përfaqësueses shqiptare të futbollit, në një ndër ambientet e Hotel “Tirana International”, ku ekipi ynë kombëtar zhvilloi një mbledhje analizë përpara ndeshjes së sotme me ekipin përfaqësues të futbollit të Maltës.
Kryetari i Shtetit u mirëprit nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, si dhe kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Altin Lala. Pasi është përshëndetur nga afër me futbollistët dhe trajnerin e kombëtares sonë, Ari Han, Presidenti Topi u shpreh se “ky është një moment shumë emocionant për mua, sepse nuk është pjesë e një axhende të punës së ditës, por është një pjesë e kënaqësisë shumë tradicionale që është rritur bashkë me moshën time dhe që në momentin kur kam filluar të kuptoj se ç’është futbolli, ai pasion nuk më është shkëputur asnjëherë. Unë kam kënaqësinë e veçantë që jam sot këtu edhe për të ndarë së bashku atë emocion që e kanë të gjithë shqiptarët dhe për t’ju falenderuar në emër të tyre, sepse sot ju përbëni një pjesë shumë të rëndësishme të identitetit kombëtar. Kombëtarja e Shqipërisë i ka dhënë vlerë shumë të veçantë emrit të Shqipërisë, sportit shqiptar. Sinqerisht ju falenderoj për të gjitha ato emocione që na keni falur dhe jam i bindur që emocione shumë më të forta do të na dhuroni duke filluar nga ndeshja e sotme. Jam i bindur që do të ketë një impenjim maksimal për të arritur në një rezultat pozitiv, por ç’ka është më e rëndësishme për të patur një rritje drejt atyre standardeve që më së fundi dhe ne të jemi kompetitivë qoftë në Kampionatin Evropian, qoftë dhe në Kupën e Botës”.
Në vijim, Presidenti Topi ka shprehur vlerësimin e tij edhe për trajnerin e kombëtares sonë të futbollit, duke vënë në dukje se “është një njohje e vjetër me të, pasi unë kam qenë tifoz i zjarrtë i “Ajaksit” dhe padyshim trajneri Han është ndër ato emra të elitës së sportit të futbollit në historinë e vet. Duke e respektuar dhe të gjithë karrierën e tij futbollistike dhe si trajner, jam i bindur se atë që shpalosi në drejtimin e ekipit në ndeshjen e parë zyrtare, një drejtim mjaft profesional i lëvizjeve taktike dhe i disiplinimit të skuadrës në fushë, por edhe në arritjen e një rezultati të kënaqshëm. Sigurisht që duhet fitorja, por duke njohur ekipin suedez barazimi ne na kënaq. Ajo që na ka bërë përshtypje të gjithëve ka qenë stabiliteti i lojës së ekipit, ana psikologjike, disiplina taktike, por edhe fizike nga fillimi i lojës deri në momentet e fundit. Kjo tregon që ekipi ka një stabilitet të fortë. Jam i bindur që me këtë disiplinë ne do të arrijmë rezultate shumë të mira. Këtu ka talente që më së fundi erdhi dita të vlerësohen ashtu siç duhet, sepse tregu futbollistik sot është një treg i hapur. Sot ju luani edhe me ekipe shumë të forta të Evropës, shkëlqeni, pra nuk jeni lojtarë sekondarë, por jeni lojtarë të spikatur dhe kjo na mbush me kënaqësi të veçantë.”
Duke u ndalur në ndeshjen që kombëtarja jonë do të luaj sot me ekipin përfaqësues të futbollit të Maltës për eleminatoret e Kampionatit Botëror 2010, Presidenti u shpreh se “do të jem dhe sot në stadium si gjithmonë, se përveçse kënaqësisë ky është një detyrim. Besoj që edhe shumë tifozë të tjerë do të jenë sot në stadium ashtu siç kanë ardhur gjithmonë për t’ju mbështetur juve patjetër shpirtërisht për një rezultat pozitiv që jam i bindur që sot do ta marrim”. Në përfundim, Kryetari i Shtetit ai edhe një herë uroi futbollistët për suksese dhe fitore në ndeshjen e sotme në stadiumin “Qemal Stafa”.
Në këtë takim, në emër të ekipit, Presidentit iu shpreh mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme ndaj futbollit shqiptar nga Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili e garantoi Presidentin e Republikës për një përkushtim maksimal dhe lojë profesionale të ekipit tonë kombëtar përgjatë gjithë ndeshjeve eleminatore të Kampionatit Botëror 2010. Edhe trajneri Han falenderoi Presidentin Topi për takimin dhe faktin që gjithmonë ka qenë pranë ekipit tonë kombëtar të futbollit, shtetin shqiptar për mbështetjen ndërsa vuri në dukje motivimin e duhur të skuadrës për ndeshjen e sotme, për ta lënë fushën e lojës me një fitore. Ndërsa, nëpërmjet kapitenit të ekipit, Altin Lala, Presidentit të Republikës iu dhurua një fanellë e përfaqësueses shqiptare të futbollit, që mbante firmat e të gjithë futbollistëve. Kjo dhuratë në shenjë respekti dhe mirënjohje për Presidentin Topi jo vetëm për mbështetjen si President i Republikës, por edhe si një dashamirës dhe sportdashës i hershëm i futbollit.