E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Crvenkovski me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë.

8 shtator 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Branko Crvenkovski në të cilin shkruan:

“Dita e Pavarësisë së Maqedonisë, më jep kënaqësinë e madhe që, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik maqedonas, urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta!

Më lejoni, Zoti President që, me këtë rast, të shpreh vullnetin dhe bindjen time të thellë se me angazhimin tonë të përbashkët, marrëdhëniet shumë të mira të miqësisë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të dy popujve e vendeve tona, paqes, stabilitetit dhe përparimit të vendeve të rajonit tonë drejt familjes së madhe euroatlantike.

Me urimet më të përzemërta, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›