Presidenti Topi kërkon vënien përpara drejtësisë së autorëve të plagosjes së anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni.

9 shkurt 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi vizitoi sot në mesditë anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Nuni, i cili gjendet i shtruar dhe nën kontrollin e mjekëve në Spitalin Ushtarak pas një sulmi me armë zjarri ndaj tij, mbrëmjen e ditës së diel, datë 8 shkurt 2009.
Kryetari i Shtetit, u interesua për shëndetin e z. Nuni tek mjekët dhe Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Miho, të cilët po e mbikqyrin atë dhe duke u përshëndetur e folur miqësisht me gjyqtarin Nuni dhe familjarët e tij, Presidenti Topi i uroi shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në detyrë dhe një shëndet të mbarë në vijim.
Më pas, Presidenti Topi iu përgjigj interesimit të mediave lidhur me këtë ngjarje:
“Padyshim është një ngjarje mjaft e rëndë. Fatmirësisht zoti Nuni ka shpëtuar pa dëmtime serioze, por ajo që është më serioze është pikërisht tentativa e këtyre agresorëve për të sulmuar sistemin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë natyrisht përbëhet nga individë sikurse zoti Nuni, të cilët gjatë gjithë karrierës së tyre janë munduar që të bëjnë drejtësi. Por cili është apeli? Apeli është shumë i rëndësishëm në të tilla raste. Duhet që organet specifike, jo ato që do të japin drejtësi, por ato që duhet të parandalojnë situata të tilla, sikurse janë shërbimet inteligjente, policia kriminale dhe struktura të tjera të specializuara duhet të bëjnë një punë më të madhe paraprake dhe të mos vijnë të bëjnë vetëm bilancin kur ndodhin situata, sepse profilaksia për të mbrojtur jetën e çdo qytetari është shumë e rëndësishme.
Unë mendoj që sistemi i drejtësisë në Shqipëri do të vazhdojë të operojë me më shumë profesionalizëm dhe jam i bindur që organet e policisë do të bëjnë të mundur identifikimin e autorit dhe sikurse tentativa ka qenë ekstreme, patjetër që edhe gjykimi duhet të jetë me masa ekuivalente, që do të thotë që të jepet drejtësi vetëm mbi bazën e shtetit ligjor”.
Pyetjes lidhur me mundësinë e ndryshimeve ligjore për garantimin e jetës për funksionarët e lartë të shtetit, Presidenti Topi iu përgjigj:
“Unë besoj se këtu nuk është çështja vetëm për funksionarët e lartë të shtetit, sepse nuk mund të bëjmë një ndarje midis kategorive shoqërore, njerëzve të veshur me pushtet dhe njerëzve pa pushtet. Është shumë shumë e rëndësishme që të forcohet shteti ligjor, ku çdo qytetar i Shqipërisë të jetë i sigurt kudo ai punon dhe jeton dhe besoj që ka vend për përmirësim të ligjit dhe mbi të gjitha një përmirësim të përkushtimit dhe profesionalizmit të njerëzve, që punojnë në struktura që duhet të bëjnë parandalimin e këtyre situatave”.
I pyetur për mbi domethënien e këtij sulmi të parë ndaj një përfaqësuesi kaq të lartë të drejtësisë, Kryetari i Shtetit tha:
“Të mos kthehemi në retrospektivë, sepse vite më parë është ekzekutuar dhe avokati Koçi, i nderuari zoti Koçi. Unë mendoj se pavarësisht nga kjo situatë reformat, që janë bërë në drejtësi dhe përkushtimi i njerëzve që merren me drejtësinë sigurisht që ka një progres. Nuk besoj që të jetë pjesë ky moment, por duhet parë dhe duhet zbardhur ngjarja nga organet kompetente. Unë mendoj që të flasësh përpara organeve kompetente në këtë moment do të ishte gabim dhe do të ishte paragjykim. Kështu që le t’i lemë organet kompetente, që të shprehen në mënyrë profesionale dhe objektive në momentin e duhur”.
Interesimit të gazetarëve, nisur nga kjo situatë, për rishikimin e funksionimit dhe të organizimit të shërbimeve sekrete, Presidenti Topi iu përgjigj:
“Unë kur dhashë apelin, e dhashë për shumë struktura dhe natyrisht që në të gjitha strukturat ka vend jo vetëm për përmirësim, qoftë në organizim, në struktura, por mbi të gjitha në përkushtimin e individëve specifikë, sepse ata që punojnë, kudo që punojnë, qoftë në organet e policisë, të inteligjencës, por edhe të administratës shtetërore, cilido duhet të punojë me seriozitet dhe përkushtim, sepse cilido mund të bëhet barrierë dhe të bëhet paralizues për situata të tilla”.