Presidenti Topi merr mbështetjen e Sllovenisë për integrimin euroatlanik të Shqipërisë.

18 shkurt 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot pasdite në Pallatin e Brigadave Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Danilo Turk dhe delegacionin që e shoqëron, në kuadër të vizitës zyrtare që z.Turk nisi në vendin tonë me ftesë të Kryetarit të Shtetit shqiptar.
Pas ceremonisë solemne të pritjes shtetërore dhe prezantimit të delegacioneve respektive, dy Presidentët patën së pari një takim kokë më kokë dhe më pas drejtuan bashkëbisedimet mes palëve. Në këtë takim u vlerësuan lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i frytshëm mes dy vendeve tona dhe u shpreh interesi i përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si në ato ekonomike, të financave, të transportit, shkencës, energjitikës, etj. Gjithashtu u vunë në dukje arritjet pozitive të Shqipërisë për përmbushjen e aspiratës për integrimin në strukturat e BE-së dhe NATO-s, duke nënvizuar edhe mbështetjen e gjithanshme dhe të vazhdueshme të Sllovenisë në këtë drejtim.
Në përfundim të takimit mes dy delegacioneve, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Turk dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku iu përgjigjën interesimit të mediave të pranishme.
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shqioëri, Presidenti Danilo Turk do ketë takime të veçanta me Kryetaren e Parlamentit, znj.Jozefina Topalli, Kryeministrin, z.Sali Berisha dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Edi Rama.
Më tej të dy Presidentët do udhëtojnë drejt qytetit të Durrësit për të marrë pjesë në Forumi e Biznesit Shqiptaro-Slloven.