Presidenti Topi merr mesazh urimi nga Presidenti amerikan, Barak Obama.

26 nëntor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e Festës së Kurban Bajramit, në të cilin shkruhet:
“I dashur zoti President,
Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe mbarë popullit shqiptar urimet e mia më të mira teksa festoni Kurban Bajramin e shenjtë dhe të gëzuar!
I udhëhequr nga fryma e këtij festimi të bekuar, shpresoj që do të mundemi të punojmë së bashku për të arritur lirinë dhe paqen anembanë botës!
Uroj që ju dhe populli shqiptar të gëzoni lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm!” – theksohet në mesazhin e urimit të Presidentit amerikan drejtuar Kreut të shtetit shqiptar.