Presidenti Topi dekreton shpallje ligji nr. 10188, datë 12.11.2009.

D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 10 188, datë 12.11.2009 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes për thjeshtimin e procedurave të vizave për afaristët, shtetas të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi”.
Nr. Dekretit 6349
Tiranë, më 24.11.2009
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI