Presidenti Topi nderohet me medaljen e Korpusit të Paqes
Presidenti Bamir Topi është nderuar sot me medaljen e Korpusit të Paqes. Kjo medalje, presidentit i është dhënë nga ana e zëvendësdrejtoresha e Korpusit të Paqes, Keri Hesler-Reidilit, e cila shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe bashkëpunimin që i ka dhënë organizatës vullnetare të drejtuar prej saj.
Gjatë takimit që Topi pati me Hesler-Reidilit, e cila shoqërohej nga ana e ambasadorit amerikan, Arvizu, se gjithë veprimtaria këtij korpusi vullnetarësh në vendin tonë është edhe një dëshmi më tepër e mbështetjes dhe e ndihmesës së paçmuar të qeverisë dhe popullit amerikan për qytetarët shqiptar në momente të rëndësishme për ecurinë dhe përparimin e vendit sipas standardeve të shoqërive demokratike perëndimore, për çka ne shprehim mirënjohjen e thellë dhe, natyrisht, angazhimin për të vijuar edhe në të ardhmen këtë bashkëpunim frytdhënës.
Presidenti Topi u shpreh: Ju falenderoj edhe për vlerësimin që më bëni, duke qenë i bindur se nuk është thjesht vlerësim për individin, por për Institucionin. Dhe Institucioni është për të gjithë qytetarët kështu që duke më vlerësuar mua, ju keni vlerësuar të gjithë shqiptarët. Dëshiroj të shpreh edhe mirënjohjen në emër të popullit shqiptar për të gjithë kontributin tuaj në Shqipëri duke filluar që nga viti 1991! Për të vlerësuar të gjithë ndihmën që ka dhënë qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Korpusi i Paqes për shqiptarët, për institucionet në të gjitha nivelet dhe sikurse dihet, në të gjithë territorin, në zonat urbane, në zonat rurale sidomos, në fusha shumë të rëndësishme duke filluar me arsimin, me shëndetësinë, me bujqësinë, me biznesin, me mundësinë e përdorimit të gjuhës angleze, e cila është bërë sot një gjuhë e përbotshme