Rama viziton minatorët e plagosur: Bulqiza është tradhtuar nga korrupsioni qeveritar
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka shkuar në Spitalin Ushtarak për të takuar minatorët e plagosur gjatë shpërthimit të sotëm në Bulqizë.
Rama shoqërohej nga disa deputetë të PS-së dhe ka shkuar në spital që të njihet nga afër me gjëndjen shëndetësore të minatorëve. Tre prej tyre thuhet se janë në gjëndje kritike për jetën.
Rama u ka uruar shërim të shpejtë minatorëve, ndërsa ka ngushëlluar edhe familjen e minatorit që humbi jetën.
Solidarizohemi edhe një herë me Bulqizën, e cila është tronditur nga tragjedia e radhës. Solidarizohemi me skllevërit e korrupsionit qeveritar. Bulqiza është e tradhtuar nga qeveria dhe e mbytur nga korrupsioni qeveritar. Përfitoj nga rasti që të ngushëlloj familjen e minatorit që humbi jetën dhe tu uroj shërim të shpejtë minatorëve të plagosur, ka thënë Rama pas takimit me minatorët.