E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi nderon artistët e skenës

65 vjet nga ditelindja e tij Teatri Kombetar dhe aktoret e tij jane dekoruar nga presidenti i Republikes Bamir Topi. Urdhri "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" ishte rezervuar per institucionin e teatrit per kontributin qe ka patur ne vite ne edukimin dhe percimin e kultures teatrore ne Shqiperi. Dy urdhra "Nderi i Kombit" ishin rezervuar per aktorin e madh Naim Frasheri pas vdekjes si dhe per mjeshtrin e regjizures Pirro Mani te cilin e perfaqesonte bashkeshortja dhe aktorja Pavlina Mani.

"I keni dhene Pirros nje gezim te jashtezakonshem. Kete nder qe i bete ai po e gezon tani sa eshte gjalle", u shpreh aktorja Pavlina Mani.

Nderkaq presidenti Topi nderoi me titullin "Mjeshter i madh" aktorin Agim Qirjaqi i cili u nda nga jeta vetem pak kohe me pare, aktorin Ndricim Xhepa dhe aktoren Yllka Mujo. "S'e kam bere ndonjehere por doja te falenderoje nenen time, e cila eshte perpjekur ka sakrifikuar si cdo nene ndaj femijes se vet. Por dhe per nje arsye te thjeshte se jemi nene e bir aktor", tha Ndricim Xhepa. "Publiku na do, kjo ndihet, e ndjejme, e prekim sa here qe dalim ne skene. Kur na do dhe shteti jone kenaqesia behet e shumefishte", u shpreh aktorja Yllka Mujo.

Ndersa Urdhri "Naim Frasheri i arte" ka bashkuar dy aktore Rajmonda Bulku dhe Luiza Xhuvani te cilat jane angazhuar politikisht por pa hequr dore nga pasioni i tyre, teatri. "Ky vleresim konfirmon dhe njehere vendimin tim qe ne asnje moment te jetes sime, nuk jam shkeputur dhe nuk do te shkeputem nga teatri, nga ky institucion shteteror", thote Luiza Xhuvani, aktore. Pertej festimeve, dekoratave dhe superlativave te sheqerosura ne kete pervjetor pak ze iu eshte dhene problematikave me te cilat ndesh Teatri Kombetar ne 2010, qe nisin qe nga mungesa e dramaturgjise shqipe e deri te zvarritja e pafund e ligjit per teatrin.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›