E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo mohon zërat: Nuk do shkoj tek Inter

Trajneri i kombëtares se Anglise, Fabio Kapelo ka pergenjeshtuar te gjithe zerat qe e shohin ate te Interi pas përfundimit te Boterorit 2010. Pas largimit te Jose Mourinho, presidenti i klubit zikalter Masimo Morati eshte ne kërkim te nje tjeter emri te madh te bankinave dhe sipas mediave italiane Kapelo eshte ne krye te listes. Madje, ditet e fundit eshte folur se palet kane arritur nje marrëveshje paraprake. Por te gjitha keto jane hedhur poshte nga tekniku italian, i cili përpara gazetareve eshte shprehur se nuk ka patur asnjë kontakt me kampionet e Evropes.

“Ju kam thene qe nuk kam folur me asnjë nga drejtuesit e Interit. Edhe une si ju kam lexuar disa gjera neper gazeta, por nuk di asgje per kete’, ka bere te ditur Fabio Kapelo pasi skuadra e tij fitoi miqësoren me Japonine. Nderkohe Federata Angleze e Futbollit nepermjet drejtorit per komunikimet Adrian Bevington eshte shprehur se Fabio Kapelos do t’i kërkohet zbatimi i kontrates, e cila skadon ne vitin 2012.. "Ne do te flasim me fabio Kapelon, por duke filluar nga presidenti i federates Lordi Triesman presim qe Kapelo te qendroje edhe pas skadimit te kontrates. Ky vazhdon te jete qëndrimi jone”, ka thene Bevington.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›