Presidenti Topi ndjek premierën e filmit dokumentar “Gjembat e flakëve dhembin”.

2 korrik 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ishte sot i pranishëm në shfaqjen e premierës së filmit dokumentar “Gjembat e flakëve dhembin” mbi genocidin e ushtruar ndaj elitës së Kombit Shqiptar nën terrorin Komunist në vitet 1945-1951 me skenar të Tomor Alikos, Esat Telitit, regji të Esat Telitit dhe operator Gavrosh Haxhihyseni. Kryetari i Shtetit ishte i ftuar i autorëve të këtij filmi dokumentar, Shoqatës Kombëtare të të Përndjekurve Politikë Antikomunistë, Televizionit Publik Shqiptar si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Në përfundim të veprimtarisë, Presidenti i Republikës iu përgjigj interesimit të medias lidhur me kandidaturat për anëtarë të Gjykatës së Lartë: “Në pasazhet e fundit të këtij filmi mjaft interesant ishte shprehja “për një çast të heshtim ne dhe të flasin ata”. Në mënyrë simbolike, unë kam një grua këtu pranë, është nusja e dajës tim që ka qenë pikërisht në ata të përndjekur që u pasqyruan këtu, por që është vetëm një nga të gjithë ata të persekutuar, të cilët realisht duhet të flasin shumë por edhe ata që pikërisht flasin në emër të tyre dhe po i konsumojnë edhe kartën morale të fundit këtij problemi që pas gati njëzet vjet demokraci ka shumë demagogji dhe për fat të keq nuk ka veprime konkrete”.