Presidenti Topi ngushëllon familjarët e artistit dhe ish-deputetit Tonin Ujkaj.
9 korrik 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka ngushëlluar nëpërmjet një mesazhi familjarët e artistit dhe ish-deputetit Tonin Ujkaj, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme.
“Të dashur familjarë të të ndjerit Tonin Ujkaj,
Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tuaj të dashur.
Në këtë ditë shumë të dhimbshme kujtojmë jo vetëm artistin e talentuar të skenës dhe kinematografisë shqiptare, ish-deputetin, ish-kolegun tim të nderuar, por edhe shokun dhe mikun tonë fisnik, Toninin, njeriun me zemër të madhe e shpirtgjerë për të gjithë ne që kemi patur fatin ta njohim nga afër e të ndajmë me të momente të veçanta e të paharrueshme.
Ai do të kujtohet gjithnjë si një njeri, i cili ia kushtoi veprimtarinë e vet artit dhe popullit të tij duke u vënë në shërbim të qytetarëve dhe interesave të tyre.
Më lejoni të ndaj me ju ngushëllimet më të sinqerta e t’ju gjendem shpirtërisht pranë në këtë moment dhimbjeje për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut tuaj të shtrenjtë!” – thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.