E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi përshëndet nënshkrimin e Protokolleve të Pranimit të Shqipërisë në NATO.

9 korrik 2008

Presidenti i Republikes, Bamir Topi përshëndet nënshkrimin e sotëm në Bruksel të Protokolleve të Pranimit të Shqipërisë në NATO duke e konsideruar atë si hapin institucional që Shqipëria po bën drejt antarësimit të plotë të saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Nënshkrimi i sotëm, është rezultat i luftës së gjatë dhe të mundimshme të popullit shqiptar për të fituar demokracinë, për të ndjerë lirinë e vërtetë dhe për t’u bërë pjesë e pandashme e vlerave të qytetërimit perëndimor.

Dita e sotme për Shqipërinë është një ditë e madhe, por edhe një ditë angazhimesh institucionale ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë të cilët na besuan ne përgjegjësitë, jo vetëm kombëtare, por edhe globale.

Rruga për antarësimin e plotë të vendit tonë në NATO është e prekshme dhe e dukshme. Duhet që të gjithë ne, të punojmë së bashku më shumë, për demokracinë, për shtetin ligjor, për një shoqëri të së drejtës, për një Shqipëri të denjë në mënyrë që kjo rrugë të përmbyllet me sukses.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›