E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushëllon familjet Tomorri dhe Dule.

27 gusht 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të Altina Tomorrit, gruas që humbi jetën gjatë zjarreve në Greqi.

“Ndaj me ju dhimbjen për humbjen e njeriut tuaj të dashur, Altinës, në vendin e saj të punës në Greqi.

Gjesti human i Altinës, që fatkeqësisht i kushtoi jetën asaj, është tepër i lartë e fisnik.

Në këto momente hidhërimi, ndihem pranë fëmijëve të saj dhe familjeve tuaja, për të përballuar me forcë këtë humbje të pazëvendësueshme”, - thuhet në mesazhin e Kryetarit të Shtetit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›