Presidenti Bamir Topi i dërgon mesazh Presidentit grek Papulias.
27 gusht 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi Presidentit të Greqisë, Karolos Papulias, në të cilin shkruhet:
“I nderuar Zoti President,
Kam ndjekur me trishtim të madh situatën e vështirë që po kalon vendi Juaj dhe pasojat tragjike te zjarreve që e kanë goditur atë. Në këto momente dhimbjeje për vendin Tuaj, Shqipëria dhe populli shqiptar janë pranë Jush dhe marrin pjesë në hidhërimin Tuaj.
Më lejoni, i nderuar Zoti President, që për këtë ngjarje të rëndë që tronditi gjithë popullin grek, në emër të popullit shqiptar, si mik dhe fqinj i Greqisë dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh Ju dhe nëpërmjet Jush familjeve të viktimave, ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.
U prehshin në paqe shpirtrat e tyre!”