Presidenti Topi niset për një vizitë zyrtare në Itali

25 nëntor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, u nisën sot për në Torino, në krye të delegacionit zyrtar me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Torinos, Piero Fasino. Kryetari i Shtetit shqiptar do të marrë pjesë në veprimtaritë që do të zhvillohen me rastin e 20-të vjetorit të fillimeve të emigracionit modern shqiptar në Itali dhe festimit të Ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Synimi i këtyre veprimtarive është evidentimi dhe vlerësimi zyrtar i rrugëtimit të shqiptarëve në qytetin e Torinos, të cilët, përmes integrimit në mënyrë të natyrshme e dinitoze, janë kthyer në një model pozitiv edhe për bashkësitë e tjera.
Në agjendën e Presidentit të Republikës, veç pritjes dhe bisedimeve zyrtare me Kryetarin e Bashkisë së Torinos dhe autorite të larta vendore, parashikohet përurimi i një ekspozite fotografike, kushtuar zhvillimeve pozitive në Shqipërinë e këtyre viteve të fundit, të para nga këndvështrimi i të rinjve shqiptarë, vizitë në Përfaqësinë e Dhomës së Tregtisë të Tiranës në Torino si dhe pjesëmarrja në aktivitetin kulturor e artistik “Shqipëria – njëzet vjet më pas”, që do të zhvillohet në Konservatorin “Xhuzepe Verdi” të Torinos.