Presidenti Topi përshëndet hapjen e takimit ndërkombëtar “Qytetërimi i paqes: besime dhe kultura në dialog”.

16 nëntor 2008
Nikozi, Qipro
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar nisi vizitën dyditore në Qipro kur po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë ndërkombëtar “Qytetërimi i paqes: besime dhe kultura në dialog”.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në hapjen e këtij takimi ku janë të pranishëm edhe Presidenti i Qipros, Dimitris Hristofias, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidenti i Maltës, Eduard Feneh-Adami zëvendësdrejtorja e UNESKO-s, Fransuazë Riviere dhe mjaft udhëheqës të lartë fetarë të të gjitha besimeve, Kreu i shtetit shqiptar theksoi se: “ky takim ndërkombëtar mbahet sot kur njerëzimi më shumë se kurrë e ndjen nevojën e qartësimit të së ardhmes së vet, për të ndërtuar një botë më të bukur, më të qetë, më të begatë dhe më të zhvilluar".
Duke nënvizuar rëndësinë e debatit mbi qytetërimet, formimin e lulëzimin, bashkëjetesën e ndërthurjen, identitetin e larminë e tyre, Presidenti Topi u shpreh se: “Historianë, filozofë, sociologë, studiues të besimeve, politikanë e institucione të specializuara janë përfshirë sot në këtë diskutim global krahas çështjeve të tjera të rëndësishme të karakterit politik, ekonomik, social, ekologjik dhe të sigurisë”.
Presidenti Topi, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese punimeve të këtij takimi të rëndësishëm ndërkombëtar, që po mbahet me iniciativën e Komunitetit të Sant’ Exhidios vuri gjithashtu në dukje se: “Besimi mes popujve, njohja e thellë e historisë së kaluar e të tashme, respekti reciprok i besimeve dhe racave janë faktorët besnikë që duhet të ushqejnë ndjenjat dhe konceptet e njerëzimit për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe të kudondodhur’’.