Presidenti Topi pret Ambasadorin amerikan, Uithers dhe atë spanjoll, Montobio.

11 maj 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot paradite në zyrën e tij Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Dr. Xhon L. Uithers II dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse.
Gjatë takimit u bisedua rreth situatës më të fundit politike në vend, përpjekjeve, mundësive e rrugëve kushtetuese dhe institucionale për të zgjidhur në një kohë sa më të shpejtë dhe normalizuar situatën politike në vend. Në këtë kuadër, Presidenti Topi dhe Ambasadori Uithers e Ambasadori Montobio diskutuan edhe për nevojën e vazhdimit të reformës në gjyqësor duke nënvizuar rëndësinë e një sistemi gjyqësor plotësisht të paanshëm e profesional.