Presidenti Topi pret Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Jukia Amano

15 korrik 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Presidencë Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Jukia Amano, i cili po zhvillon një vizitë pune në vendin tonë.
Duke i uruar mirëseardhjen, Presidenti Topi, pasi i shprehu edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e cunamit dhe shpërthimin bërthamor në Fukushima, nënvizoi kënaqësinë e veçantë të këtij takimi me zotin Amano, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri dhe vlerësoi kontributin konstant dhe rolin jetik të Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
Gjatë bisedës, Presidenti Topi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit shumëvjeçar, si dhe partneritetin e suksesshëm midis Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore dhe vendit tonë, bashkëpunim i cili daton që në vitin 1957, kur Shqipëria u bë anëtare e saj, duke përmbushur të gjitha detyrimet dhe duke zbatuar Konventat ndërkombëtare. Gjithashtu, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin me projekte konkrete të këtij organizmi ndërkombëtar që operon si pjesë e rëndësishme e Kombeve të Bashkuara, në fushën e shëndetësisë, luftës kundër kancerit, mjekësisë nukleare, mbrojtjes së ambjentit si dhe në drejtime të tjera të rëndësishme.
Duke vënë në pah rolin e vyer të zotit Amano në drejtimin profesional të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Kryetari i Shtetit nënvizoi kontributin e madh që kjo qendër shkencore e humane po vijon të japë në fushat e sigurimit, sigurisë, çarmatimit, për shëndetin njerëzor, por dhe për bujqësinë. Ndërsa, duke theksuar se këto sfida mbeten të rëndësishme për Shqipërinë, sidomos për plotësimin e standardeve të saj bashkëkohore, Presidenti Topi shprehu “mbështetjen e plotë të shtetit shqiptar edhe për projekte të tjera të Agjensisë në të ardhmen”.
Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Jukia Amano, falenderoi Presidentin Topi për pritjen e ngrohtë e të përzemërt dhe vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm me vendin tonë dhe përkushtimin e strukturave shtetërore shqiptare, si dhe siguroi Kreun e Shtetit për mbështetjen e organizatës që drejton në të gjitha nismat e projektet e Shqipërisë për përmirësimin e e mëtejshëm të të gjithë sistemit shëndetësor e kërkimeve shkencore.