Presidenti Topi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dom Simon Jubanit

14 korrik 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të meshtarit katolik, Dom Simon Jubanit, i cili kremtoi meshën e parë publike më 4 nëntor 1990 pas një periudhe gati çerekshekullore, gjatë së cilës praktikimi i fesë në vendin tonë ishte i ndaluar nga regjimi diktatorial.
“Të nderuar familjarë të të ndjerit Dom Simon,
Me hidhërim të madh mësova lajmin e keq se Dom Simoni u nda prej nesh! Në këtë ditë të trishtuar, shembulli i këtij martiri të kishës katolike, i këtij burri të paepur që vuajti në burgjet e diktaturës për shkak të ndjenjave fetare, bindjeve dhe idealeve të tij për liri e demokraci, i këtij kleriku të përkushtuar që ringjalli shpresën, dashurinë e besimin për Zotin në zemrat dhe mendjet e mbarë shqiptarëve, jo vetëm të besimtarëve katolikë, na bën të përulemi me respekt para jetës dhe veprës së tij unikale.
Dom Simon Jubani, me zjarrin e dashurisë për Zotit dhe në emër të ringjalljes shpirtërore të mbarë shqiptarëve i rezistoi me stoicizëm diktaturës së pashpirt komuniste dhe me meshën e parë të kremtuar në Varret e Rrmajt në Shkodër më 4 nëntor 1990 do të mbetet përjetësisht i gjallë e i paharuar në kujtesën historike të popullit shqiptar.
Shpirti i tij i paepur pastë dritë përjetësisht!” – thuhet në mesazhin e Kreut të Shtetit.