Presidenti Topi pret Drejtorin e Përgjithshëm të UNESKO-s, Koiçiro Macura.

3 qershor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në ambientet e Pallatit të Brigadave, Drejtorin e Përgjithshëm të UNESKO-s, Koiçiro Macura, i cili ndodhet për një vizitë pune në vendin tonë.
Duke i uruar mirëseardhjen, Presidenti Topi shprehu kënaqësinë e veçantë të këtij takimi me mikun e shqiptarëve, z. Macura, i cili vjen për herë të tretë në Shqipëri dhe pritet që të vizitojë edhe qytetin-muze të Beratit të përfshirë së fundmi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.
Gjatë bisedës, Presidenti Topi theksoi rëndësinë dhe partneritetin e suksesshëm midis UNESCO-s dhe vendit tonë në fushën e kulturës, por edhe në të gjitha fushat duke u konkretizuar me projekte në arsim, shkencë, kërkim shkencor etj, dhe në këtë kuadër vlerësoi bashkëpunimin me financime konkrete me këtë organizatë dhe me Këshillin Ndërkombëtar për Monumentet për restaurimin e Gjirokastrës dhe të Parkut të Butrintit.
Gjithashtu, Kryetari i Shtetit vuri në dukje kontributin e madh që kjo organizatë ka dhënë për rritjen e arsimit në Shqipëri e në rajon me projektet e saj për të inkurajuar arsimimin e të rinjve dhe forcimin e strukturave të shkollave. Presidenti Topi theksoi se arsimi, si një e drejtë thelbësore dhe një nga pikat kryesore të aktivitetit të UNESCO-s, përbën një sfidë për vendin tonë sidomos në plotësimin e standardeve bashkëkohore.
Më tej, Presidenti Topi shprehu vullnetin për rritjen e iniciativave në mbrojtjen e vlerave kulturore, duke konsoliduar përpjekjet e përbashkëta, por edhe duke nisur projekte të reja në të ardhmen, duke theksuar se “kjo arrihet edhe në kuadër të strategjisë së qeverisë shqiptare për ruajtjen dhe lançimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të turizmit”.
Duke shprehur mbështetjen e plotë të shtetit shqiptar për të gjitha projektet e UNESCO-s për rajonin tonë dhe sidomos ato për projektin e Mbrojtjes së Vlerave Kulturore të Kosovës, Presidenti Topi nënvizoi se bashkëpunimi midis vendeve të rajonit në këtë kuadër duhet të jetë intensiv, jo vetëm për promovimin e kulturës, por edhe për kthimin e objekteve të trashëgimisë kulturore që karakterizon këtë zonë, në vendet e origjinës së tyre. Në këtë pikë Kreu i shtetit shqiptar theksoi domosdoshmërinë e përfshirjes së shtetit të ri të Kosovës në nisma dhe forume të përbashkëta rajonale edhe në fushën e kulturës dhe ruajtjes e evidentimit të vlerave historike e kulturore.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i UNESKO-s, Koiçiro Macura, pasi falenderoi për pritjen e ngrohtë e të përzemërt nga Presidenti Topi, vlerësoi përparimet dhe arritjet e suksesshme të vendit tonë, sidomos kontributin e dhënë nga Shqipëria për ruajtjen dhe promovimin e monumenteve të Kosovës.
Z. Macura, duke garantuar se do të vazhdojë të ndihmojë vendin tonë në strategjitë kombëtare për zhvillim të konsoliduar, siguroi mbështetjen e organizatës që ai drejton në të gjitha nismat e projektet e Shqipërisë për promovimin e vlerave arsimore, shkencore e kulturore.