Presidenti Topi pret Kryetaren e Gjykates se Larte te Malit te Zi Vesna Medenica
Tirane 4 tetor NOA - Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi njeheresh Kreu i Keshillit te Larte te Drejtesise priti sot Kryetaren e Gjykates se Larte te Malit te Zi Vesna Medenica ku diskutuan per reformat e ndermarra ne sistemin gjyqesor reforma qe synojne forcimin e shtetit te se drejtes dhe pavaresine e pushtetit gjyqesor dhe organeve te tij te drejtesise.
Kreu i Shtetit shqiptar ne kete takim nenvizoi rendesine e integritetit dhe profesionalizmit te juristeve te cilet duke kryer detyren e tyre ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi kontribuojne dukshem ne forcimin e shtetit te se drejtes dhe rritjen e imazhit dhe besueshmerise se sistemit gjyqesor ne interes te qytetareve shqiptare.
Presidenti vleresoi marredheniet e shkelqyera dypaleshe mes dy vendeve mike dhe fqinje si dhe nivelin e larte te dialogut politik duke evidentuar se vendet dhe popujt tane jane orientuar teresisht drejt integrimit ne gjirin e familjes se madhe evropiane.
Duke nenvizuar rendesine e bashkepunimit mes institucioneve respektive gjyqesore Presidenti Topi shprehu mbeshtetjen e plote institucionale dhe personale per shkembimin e pervojave te ndersjella nepermjet organizimit te aktiviteteve te perbashketa dhe zhvillimin e metejshem te ketij bashkepunimi te frytshem.
Kreu i shtetit vuri ne dukje faktin qe dy Gjykatat e Larta te vendeve respektive drejtohen nga dy zonja juriste me pervoje te gjate e te suksesshme dhe profesioniste te denja ne fushen e tyre.
Kryetarja e Gjykates se Larte te Malit te Zi Vesna Medenica dhe delegacioni i saj shoqeroheshin ne kete takim edhe nga Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj. Zonja Vesna Medenica garantoi perkushtimin maksimal ne drejtim te forcimit te sistemit te drejtesise dhe te institucioneve te tij.
Ne kete kuader ajo theksoi se mbeten shume te rendesishme vijimi i vizitave te ndersjellta mes drejtueseve te institucioneve homologe te drejtesise dhe shkembimi e ndarja e vazhdueshme e pervojave pozitive sepse institucionet e drejtesise se dy vendeve ndajne shume sfida dhe objektiva te perbashketa mbi bazen e te cilave bashkepunimi do te vazhdoje te rritet e te forcohet edhe me tej.
i.t/NOA