33-vjecari masakron nenen largohet nga fshati

Nje 33-vjecar per te cilin policia ka shpallur kerkimin ka masakruar nenen e tij me leve dhe eshte larguar menjehere nga fshati. Ngjarja ka ndodhur dje ne Valas te Elbasanit dhe lajmi tronditi opinionin ne kete rreth. Nuk dihen arsyet e verteta te ketij krimi te shemtuar por dyshohet se djali i ka kerkuar parate e pensionin nenes se tij per te shkuar ne nje pike bastesh. E ema qe me sa duket ishte ne dijeni te asaj cka bente i biri gjate dites nuk ka pranuar ti jape para duke i thene se i mungonin ato per shkak se ishin shpenzuar me pare. Autori nuk i ka besuar justifikimit te nenes se tij 70-vjecare e cila aktualisht ndodhet ne gjendje te rende shendetesore ne spital ndaj edhe ka perdorur forcen kunder saj me qellim qe ta trembte e te perfitonte parate. E ema ka pranuar me mire te rrihet e te dhunohet nga djali i saj agresiv por nuk i ka nxjerre parate e pensionit vetem per shkak se djali vendoste baste. Kane mjaftuar kundershtimet per te rritur adrenalinen e 33-vjecarit i cili nuk ka hezituar te perdore edhe nje hekur per te lenduar nenen e tij shume keq duke i shkaktuar plage te renda ne koke dhe ne trup. Policia lokale njoftoji se Adim Bulari eshte shpallur ne kerkim dhe se shume shpejt ai do te vendoset ne pranga. E demtuara sipas mjekeve lokale eshte jashte rrezikut per jeten por ende nuk ka siguri si do te jete gjendja e saj ne ditet e ardhshme pasi mbi te rendojne jo vetem plaget por edhe shqetesimi.