Presidenti Topi pret Lordin Alan Uatson, politikanin e njohur dhe Kryetarin e Qendrës mediatike angleze CTN.

18 maj 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot paradite Kryetarin e qendrës së njohur mediatike angleze CTN dhe Anëtarin e Komisionit zgjedhës të Shtëpisë së Lordëve mbi çështje të Bashkimit Evropian, Lordin Alan Uatson, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Pasi i uroi mirëseardhjen personalitetit të lartë britanik me një përvojë të pasur në politikë, media dhe në fushën e biznesit dhe pasi bëri një pasqyrë të shkurtër të zhvillimeve në vend, Presidenti Topi vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Britaninë e Madhe dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën që qeveria e Madhërisë së Saj ka dhënë në ecurinë e proceseve demokratike dhe integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, Kreu i shtetit vlerësoi lart bashkëpunimin dypalësh të deritanishëm në shumë fusha të rëndësishme dhe theksoi se Britania e Madhe mbetet për Shqipërinë një vend mik dhe një aleate e fuqishme në plotësimin e aspiratave integruese të popullit shqiptar.
Nga ana e tij, Lordi Uatson falënderoi Presidentin Topi për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe siguroi mbështetjen e mëtejshme të fuqishme të qeverisë së re të vendit të tij në realizimin e aspiratave integruese të Shqipërisë duke shprehur “bindjen se së shpejti vendi ynë dhe i gjithë Ballkani Perëndimor do të bëhen pjesë e familjes së madhe europiane.”