Presidenti Topi pret Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radoslav Sikorski

12 maj 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, priti sot në Presidencë Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radoslav Sikorski, dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në vendin tonë. Në takim ishin të pranishëm edhe Zëvendësministri i Jashtëm, Selim Belortaja, Ambasadori shqiptar në Poloni, Florian Çeliku si dhe Ambasadorja e Polonisë në vendin tonë, zonja Irena Tatarzynska.
Pasi shprehu kënaqësinë e veçantë të këtij takimi, Presidenti Topi vuri në dukje mirënjohjen për mbështetjen dhe përkrahjen që Polonia i ka dhënë vazhdimisht Shqipërisë në të gjitha nismat e rëndësishme të saj si anëtarësimi në NATO, sidomos në përpjekjet e vendit tonë për të përmbushur aspiratat integruese në Bashkimin Europian, “si një nga përparësitë e sfidat kyçe të politikës sonë të jashtme”.
Presidenti Topi e cilësoi Poloninë si një partnere të rëndësishme dhe aleate në NATO dhe theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, duke vënë në dukje në këtë drejtim interesin e vendit tonë, për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare.
Pasi shprehu besimin në zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve të gjithanshme dhe bashkëpunimin në fushën e diplomacisë, Presidenti Topi nënvizoi nevojën e zgjerimit të tyre në të ardhmen, sidomos nëpërmjet shtimit të shkëmbimit të vizitave të ndërsjella. Duke përshkruar situatën ne vend, sidomos atë paszgjedhore, Presidenti Topi theksoi se “procesi i administrimit dhe numërimit të votave që shprehin vullnetin e qartë të qytetarëve shqiptarëve, duhet të përfundojë sa më shpejt dhe në mënyrë korrekte e transparente, që vendi ynë të shënojë një përparim në rrugëtimin e vet integrues drejt Bashkimit Evropian.”
Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi situatën në rajon, ku ndanë të njëjtin mendim që pavarësia e Kosovës dhe njohja e saj nga një numër gjithnjë e në rritje shtetesh, kontribuon ndjeshëm në qëndrueshmërinë dhe paqen e rajonit të Ballkanit, por edhe në integrimin e ardhshëm të të gjitha vendeve të tij pa përjashtim.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski, pasi falenderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe uroi Presidentin Topi për dhe zhvillimin e suksesshëm të Shqipërisë, edhe tani me mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera e miqësore mes dy vendeve tona, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Polonisë për të vazhduar mbështetjen e fuqishme për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane. Zoti Sikorski siguroi gjithashtu Kreun e Shtetit shqiptar se shkëmbimi i vizitave në nivelet më të larta do të intensifikohet edhe më tej, në të ardhmen e afërt.