Presidenti Topi pret aktoren e mirënjohur të kinemasë italiane, Klaudia Kardinale

31 gusht 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në një takim të veçantë e të përzemërt në Selinë e Presidentit, aktoren e shquar italiane me famë botërore, Klaudia Kardinale, e cila ndodhet në vendin tonë, si e Ftuar Nderi në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit, që po zhvillohet këto ditë në Durrës. Në këtë takim ishin të pranishëm Drejtoresha Artistike e Festivalit, Anila Varfi dhe aktori i mirënjohur shqiptar Timo Flloko.
Pasi e mirëpriti në vendin tonë zonjën Kardinale dhe e uroi për marrjen e çmimit “Pjata e Argjendtë” me motivacionin si “Ikonë e aktrimit italian”, Presidenti Topi shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë takim dhe vuri në dukje se vizita të kësaj natyre ilustrojnë jo vetëm marrëdhëniet miqësore e të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve dhe popujve tanë, por edhe vlerësimin për kulturën dhe artin në tërësi, si dhe për kinematografinë në veçanti. Kreu i Shtetit, duke vlerësuar interpretimet e spikatura e me nivel të lartë artistik të artistes së famshme e të mirënjohur botërisht, vuri në dukje se “interpretimet kinematografike përbëjnë një sferë të rëndësishme të shprehjes dhe të transmetimit të emocioneve e mesazheve edukuese tek njerëzit, prandaj realizimi i suksesshëm i të gjithë kompenentëve të filmit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë e të qartë në përçimin e këtyre mesazheve”. Gjithashtu Presidenti Topi i dhuroi zonjës Kardinale si një kujtim institucional, një figurinë artistike të shenjtores shqiptare me famë ndërkombëtare, “Nënë Terezës”.
Nga ana e saj, aktorja e shquar italiane me famë botërore, Klaudia Kardinale, pasi falenderoi Presidentin Topi për mikpritjen e ngrohtë, shprehu vlerësimet e saj më të mira për Shqipërinë, artin dhe artistët shqiptarë, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës, si një ngjarje artistike tradicionale që jo vetëm evidenton vlerat e fushës së kinematografisë, por kontribuon drejtpërdrejt në ndërtimin e urave kulturore dhe forcimin e lidhjeve artistike e shpirtërore mes popujve të ndryshëm.