E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i uron 60-vjetorin Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli

30 gusht 2011
Prishtinë, Kosovë

Me ftesë të Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacollit, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, mori pjesë në mbrëmjen festive në Prishtinë me rastin e 60-vjetorit të lindjes së zotit Pacolli, ku ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi, personalitete të shquara shqiptare nga bota e politikës, artit, kulturës e nga mjaft fusha të tjera si dhe miq e të ftuar të shumtë. Kreu i Shtetit shqiptar, me rastin e ditëlindjes së zotit Pacolli, i përcolli atij urimet më të mira personale dhe institucionale për jetë të gjatë dhe shëndet.

Gjatë kësaj mbrëmjeje, Presidenti Topi u përshëndet në mënyrë të veçantë dhe u takua përzemërsisht me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me Kryeministrin Hashim Thaçi si dhe me mjaft personalitete të tjera të fushave të ndryshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›